Trajneri i Interit, Frank De Boer e ka cilësuar si të vështirë ndeshjen ndaj Chievos, teksa ka treguar se pse erdhi kjo humbje dhe ku ishte fajtori.

“Nuk mund të mohojmë se sot ka qenë një ndeshje e vështirë. Jemi në fillim dhe duam të përmirësohemi, si në nivel të lojës, ashtu edhe në nivel fizik”, deklaroi fillimisht De Boer.

“Kemi pranuar gol në momentin kur po krijonim dhe ndoshta për shkak të mos-koncentrimit dhe kondicionit fizik. Kondocioni fizik ka ndikuar dhe unë kam vendosur të luaj me tre mbrojtës për këtë motiv”.

“Kam pasur vetëm një test miqësor dhe duhet kohë për të punuar mirë në aspekte të caktuara”, përfundoi trajneri holandez.

Artikulli paraprakAsensio? Zidane: Me dhemb koka kur bëj formacionin
Artikulli tjetërKush e shënoi golin e parë në vitin 2016 në Juventus Stadium