Ndeshja kryesore për ditën e parë pas rikthimit të Europa League u zhvillua në mes të Interit dhe Getafes.

Gjiganti Italian e kaloi me sukses këtë provim duke kaluar në çerekfinale pas triumfit 2-0, edhe pse nuk ka qenë aspak ndeshje e lehtë për neroaxurët, shkruan Korneri.net

Inter kaloi në epërsi me golin e Romelu Lukakut që shënoi për herë të 30 sivjet në të gjitha garat, derisa Getafe lëshoi mundësi të artë të barazonte nga penalltia, por Jorge Molina e huqi krejt portë. Ai që duhet të jetë titular, Christian Eriksen u inkuadrua në lojë në minutën e 82, dhe menjëherë në akcionin vijues shënoi për rezultatin final.

Në ndeshjen tjetër Man.United luajti me skuadër të dytë ndaj Lask pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 0-5. Edhe kështu “djajtë e kuq” shënuan fitore 2-1 me golat e Jesse Lingard dhe Anthony Martial, të cilët iu kundërpërgjigjen golit të parë të mysafirëve i realizuar nga Philipp Wiesinger. /Korneri.net

Artikulli paraprakTelashe për Tuchel, pas Mbappe dëmtohet një tjetër futbollist titullar
Artikulli tjetërPrezantohet Kalulu, i lumtur me gjigantin italian dhe evropian