Inter po mendojnë të përforcojnë ekipin me mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi.
Sipas shtypit anglez “Nerroazzurët”, janë të gatshëm të negociojnë me Arsenalin, për reprezentuesin gjerman dhe oferta e tyre është huazim me detyrim blerje prej 22 milionë euro.
Gjithsesi diçka konkrente ende nuk ka ndërmjet palëve pasi pritet reagimi i Arsenal, në lidhje me këtë transferim të mundshëm.
Për Mustafin transferimi te Inter, do të ishte rikthim në Serie A, pasi në të kaluarën suksesshëm ishte paraqitur te Sampdoria.