Duke e parë orarin e ndeshjeve të ardhdhme, për Interin fitorja ndaj Atalantas ishte pothuasje e titullit.

Skuadra e Antonio Contes mposhti Atalantan 1-0, për të shkuar sërish në +6 nga Milan, por ajo që duhet theksuar është se kjo përballje parashikohej më e vështira e mundshme në shtëpi, shkruan Korneri.net

Kështu edhe ishte pasi Atalanta ishte rival shumë i fortë, dhe përkundër golit që e pranoi nga Milan Skriniar nga një ndërprerje, të përzgjedhurit e Gasperinit ishin shumë të mirë, krijuan raste, por nuk ia dolën të shënojnë.

Derisa Interi po vazhdon marrshin drejt titullit, Atalanta ndalet nga lideri, mirëpo ende është në garë për një vend në Champions League. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here