Nënkampioni i Evropës, Inter, e ka shpartalluar Milanin në derbin Madonnina, duke e mposhtur me plot meritë me rezultat 5:1.
Dallimi në këtë ndeshje ishte i madh, pasi skuadra e Inzaghit ishte largm shumë larg më e mirë në çdo element loje, dhe përveç kësaj, Inter realizon njërën prej fitoreve më të thella në dekadat e fundit, dhe njëkohësisht për herë në parë në histori që fiton pesë ndeshje rresht ndaj rivalit të qytetit, shkruan Korneri.net

Nisi perfekt ndeshja me golin e mesfushorit Henrik Mkhytarian, i cili shfrytëzoi një tollovi brenda zonës së pesë metërshit. Nuk vonoi shumë kur Marcus Thuram realizoi eurogol në stilin e një mjeshtri të madh. Kështu ishte pjesa e parë që u mbyll 2-0, ndërsa Milan edhe pse mbajti topin më shumë dhe pati një mundësi të artë më Theo Hernandez, golin e shënoi për tu kthyer në lojë përmes Raphael Leao, por kjo ishte krejt nga Milani.
Sërish në skenë doli Mkhytarian që shënoi sërish, dhe këtu u mbyll gjithçka.
Domoralizimi i rossonerëve u pa menjëherë, sepse Interi fluturonte në fushë, dhe arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë. Së pari Hakahn Calhanoglu nga penalltia shënoi sërish ndaj ish-skuadrës së tij, ndërsa vulën triumfit “manitas” së Interit e realizoi mesfushori fantastic italia, Davide Frattesi.

Inter i pari në Serie A me maksimumin e pikëve 12, dhe njëherësh ka vënë që sonte kandidaturën për titullin e kampionit, kurse Milani vështirë do të këndellët nga ky debakël. /Korneri.net