Është e vërtetë se nuk e ka dëshmuar aq shumë veten për katër muajt e tij të parë te Inter, por në ndeshjen e fundit në derbi kundër Lazios, ishte lojtari kryesor mer një gold he asistim.
Fjala është për mesfushorin argjentinas Ever Banega, i cili për 25-30 milionë euro mund të shitet, e për këtë dakord janë edhe pronarët e rinjë kinezë.
Paramendoni, ka pasur zëra se Juventus është gati t’i ofrojë këto para, që për tifozët e Interit do të ishte “thikë në shpinë” pasi gjithçka do të mund të kapërdinin vetëm këtë jo, sidomos jo pas transferimit të një viti e gjysmë me atë të Hernanes, pasi nuk duan që lojtarët të transferohen te rivali i madh.