Vetëm një Inter i çmendur mund t’i shënonte 7 gola Atalanatës të Etrit Berishës, që deri në këtë pikë të Serisë A kishte bërë vetëm mirë.

Në fakt zkialtrit që kur trajner u emërua Stefano Pioli, nuk ka gabuar në asnjë ndeshje, duke përjashtuar në këtë rast sfidat me tre kryesuesit. 12 fitore në 12 ndeshje me vendin e tretë që nuk është një ëndërr e parealizueshme. Pioli po drejton një makineri lufte, që kur gjen momentin e duhur tregohet e pamëshirshme dhe këtë e bëri ndaj një rivali direkt për vendin e tretë.

5 gola gjatë pjesës së parë në një ndeshje të Serisë A, Interi nuk i kishte shënuar prej më shumë se gjysmë shekulli. 7 gola në nje ndeshje me vetëm 8 goditje në portë është një statistikë thjesht e pabesueshme.

Në një skuadër që realizon shtatë herë brenda 90 minutave, sigurisht që spikat një bomber që po dëfrehet duke e dërguar topin në rrjetë.

Në këtë sezon të Serisë A, Mauro Icardi ka vënë shenjën e tij në 28 gola, 20 të shënuar nga vetë ai dhe në tetë raste të tjera në rolin e asistuesit. Ndaj Atalantës realizoi tregolëshin e dytë me fanellën e Interit, pas atij të realizuar në 2014-ën ndaj Sassuolos. I pamëshirshëm në çdo mënyrë dhe situatë.

Në “San Siro” realizoi me të majtën, të djathtën dhe më kokë: dicka të tillë e ka bërë vetëm Carlos Bacca i Milanit, kundër Torinos në javën e parë.

Historike për nga shifrat fitorja e Interit, e tillë por në sens të kundërt humbja e bergamaskëve. Prej më shumë se 27-vitesh Atalanta nuk pësonte 5 gola gjatë pjesës së parë. Por mbi të gjitha 7-1 është humbja më e thellë e kësaj skuadre në Serinë A që nga disfata 9-3 me Milanin në tetor të vitit 1972. Një njollë e cila kalon në plan të dytë nga ecuria më shumë se pozitive e skuadrës së Gasperinit në këtë sezon.

Artikulli paraprakRrëfehet Igli Tare: Greqia më bëri burrë, kurse Gjermania futbollist
Artikulli tjetërPeja kërkon fitorën në tavolinë ndaj Bashkimit