Derisa Lautaro Martinez, mbetet “emigmë” te Inter se a do të mbetet aty apo jo, Antonio Conte kërkon lojtarë me eksperiencë.

Shtypi brazilian ka zbuluar se zikaltrit po negociojnë me Santosin për një nga talentet e futbollit latin, Kaio Jorge, për të cilin ka dhënë autorizim edhe presidenti i klubit brazilian, Jose Perez, sulmuesi i cili që në moshë të re po shkëlqen, përcjell Korneri.net

18-vjeçari ka vetëm një vit kontratë me Santos, dhe nuk ka ndërmend ta vazhdojë atë, kështu që klubi brazilian është duke negociuar për një transferim të mundshëm tek Interi. Nuk ka ende detaje se klubi italian është në gjendje të ofrojë, por nuk mund të jetë më pak se 10 milionë euro. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here