Inter është skuadra më pak aktive nga top gjashtë skuadrat italiane në këtë afat kalimtar veror, por duket se agjërimit i ka ardhur fundit kur është fjala për prurje të reja, shkruan Korneri.net.
Si[as mediave italiane pasi shitjes së Ivan Perisic te Manchester United, në drejtimin e kundërtën do të vije Anthony Martial (7 vjet më i ri se lroati), ndërsa pas tije dhe talenti i madh i Lazios, Keita Balde.
Po flitet shumë se Interë shtë afër mbrojtësit qëndror uruguaijanin 21-vjeçar Mauricio Lemos që vjen nga Las Palmas, ndërsa në listën e ngushtë dhe me mundësi të mëdha t’i transferoj janë edhe Chris Smalling dhe Matteo Darmian nga Manchester United, braziliani Dalbert nga Nice dhe mesfushori argjentinas Vecino nga Fiorentina. /Korneri.net