Sulmuesi italian, Andrea Belotti, ka pasur një start fantastik të sezonit me skuadrën e Torinos, duke realizuar 10 gola në 13 xhirot e para.

Belotti ka disa ndeshje rresht që është edhe sulmuesi i parë i kombëtares italiane, ku ka qenë vendimtar me disa gola.

Kjo formë e mirë e 22-vjeçarit, nuk ka lënë pa u vërejtur nga Manchester United i cili është hedhur në sulm për italianin.

Sipas Gazzetta dello Sport, ‘Djajtë e Kuq’, dëshirojnë që ta sigurojnë lojtarin për verën e ardhshme, por do të hasin në një rezistencë nga Torino, e cila nuk do ta lejojë lehtë largimin e tij.

Për Belottin kanë shfaqur interesim edhe Arsenal, Liverpool dhe Borussia Dortmund.

Artikulli paraprakAi momenti kur ish-futbollisti vdes në transmetim direkt
Artikulli tjetërKampionët në Ligue 1 kërkojnë yllin gjerman