Nuk kishte shënuar asnmjë gol në këtë edicion dhe emri i tij ishte përfolur më së shumti tek mediat italiane dhe tifozët napolitahnë, por Lorenzo Insigne është futbollist i jashtëzakonshëm që e di kur të kthehet në formë për të shënuar. Pikërisht ai kishte shënuar të dy golat e Napolit në fitoren 1:2 në Friuli përballë Udineses, që vazhdon t’i zhgënjejë tifozët e vet, por forca e mysafirëve ishte e madhe këtë herë.

Për 10 minuta lojë (47, 57), Insigne i shënoi golat e triumfit të madh të Napolit që tashmë është në pozitën e katërt me një pikë më pak se Milano, ndërsa golin e vetëm për Udinesen e shënoi Stipe Perica.

 

 

Artikulli paraprakParis SG shënoi dy herë për tri pikë
Artikulli tjetërTrilleri i takoi Tottenhamit përballë West Ham