Lorenzo Insigne do të jetë Totti i Napolit, kjo nuk ka dyshime pasi ai sipas të gjitha gjasave do të jetë simboli i klubit edhe për shumë vite të tjera.
Kjo sepse Insigne e ka kryer punën rreth kontratës së re e cila do të jetë e gjatë deri në vitin 2022, shkruan Korneri.net.
25-vjeçari i lindur në Frattamaggiore në komunën e Napolit, do të përfitojë nga 4.5 milionë euro në vit dhe bonuese të tjera në mënyrë që t;i afrohet e ndoshta edhe t’i kaloj 5 milionë euro në vit. Pasi lojtari të nënshkruaj kontratën këtyre ditëve, presidenti Aurelio De Laurentis do të ulet në tavolinë edhe me menaxherin dhe lojtrarin tjetër fenomenal Dries Mertens, mëson Korneri.net.