Te Barcelona ka nisur fushata e vazhdimeve të kontratave me lojtarët kryesorë, kurse dy të fundit ishin Javier Mascherano dhe Andres Iniesta.

Mesfushori Abdres Iniesta do të jetë përjetësisht pjesë e Barcelonës. I ardhur nga Albacete përpara 20 vitesh, për Iniestan është përgatitur një kontratë me një afat shumë të gjatë kohor që i jep atij lirinë për të bërë zgjedhjen e tij nëse do të vazhdojë të luajë, do të marrë një rol drejtuesi apo do të bëhet trajner në sektorin e të rinjëve te skuadra e Barcelonës.

Ndërsa, Mascherano ka pranuar të zgjasë qëndrimin e tij te Katalanasit edhe për një sezon tjetër. Ditën e hënë ai do të nënshkruajë kontratën që do ta mbajë të lidhur me kampionët e Spanjës deri në vitin 2019, proces që do të shoqërohet edhe me një konferencë për shtyp të lojtarit.

Artikulli paraprakRibery: Griezmann, jo lojtar i niveleve të larta; Reagon sulmuesi
Artikulli tjetërCSKA i fortë për Galatasaray