El Clasico i 238-të, përfundoi me barazim spektakolar 2-2, që për gjeniun Andres Iniesta ishte i fundit.
Pas 22 vjetësh karrierë me Barcelonën, 38 ndeshjeve të luajtura në “E Clasico”, 4 herë fituesi i Champions League, Don Andres Iniesta, e luajti për herë të fundit përballjen ndaj rivalit të përjetshëm të tij Real Madrit, përcjell Korneri.net
Pas përfundimit të ndeshjes në të cilën Iniesta luajti pr 56 minuta, ai hoqi edhe këpucët për të treguar tashmë edhe në mënyrë simbolike që nuk do të jetë më pjesë e një ndeshje të tillë.
Ndërsa ai mori edhe përshëndetjen nga tifozët, por edhe të gjithë lojtarët në këtë ndeshje. Korneri.net