Shakhtar u eliminua nga Roma në Ligën e Kampionëve.

Skuadra ukrainase nuk pati raste në Olimpico që do të mund të ndryshonin rezultatin dhe historinë e ndeshjes, andaj me meritorë italianët kaluan tutje, shkruan Koneri.net

Por, momenti më i keq ndoshi krejt në fund të ndeshjes, kur anëtari i Shakhtar, Ferreyra, duke dashur t’ia merr topin djaloshit që ishte i dedikuar për këtë punë t’i kthej sa më shpejtë në fushën e lojës, ai e shtyen mbi reklamat e stadiumit, me ç’rast për pak nuk e lëndoi keq djaloshin që pësoi lëndime, po jo serioze.

Ishte i kuptueshëm reagimi i ashpër i futbollistëve të Romës, por nga krejt kjo situatë, Ferreyra u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, por pas kësaj ai shkoi në shtëpi me kokë të ulur. /Korneri.net

Artikulli paraprakDi Francesco krenar me skuadër, dhe e kualifikoi pas një dekade në…
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Drita – Drenica (FOTO)