Nëse Shqipëria dëshiron të largohet me pikë nga Palermo duhet të tregojë mbi të gjitha vëmendje maksimale ndaj Çiro Imobiles, i kthyer përsëri në formën më të mirë dhe në pikë referimi për sulmin e Italisë.

Futbollisti po kalon një sezon të shkëlqyer me Lazion dhe shpreson që të vazhdojë me të njëtat ritme edhe në Kombëtare, ku ka realizuar 4 gola në 4 ndeshjet zyrtare. Megjithatë, ai është i ndërgjegjshëm se ndaj Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë.

“Shqipëria vjen nga evropiani dhe nuk është një shëtitje për ne. Do të mbrojë rezultatin me thonjë e me dhëmbë. Duhet të japim maksimumin ndaj saj, kushdo që do të zbresë në fushë, do të japë maksumimin. Me siguri që edhe do të vuajmë, edhe të sulmojmë”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp.

Një element që Immobile njeh mirë është Thomas Strakosha, shoku i tij i skuadrës te Lazio, i cili është kandidat për të luajtur që nga minuta e parë me fanellën kuqezi edhe në Palermo.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakDiego Costa befason me këtë deklaratë: “Ula bishtin” falë këtij njëriu….
Artikulli tjetërKosova zbarkon në Laç, Ujkani synon fitoren