Golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kampionatit italian quhet Ciro Immobile. Sulmuesi i Lacios në këtë sezon është thjesht i pandalshëm teksa në 11 ndeshje ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 6 herë. Statistikat e italianit janë të frikshme pasi mesatarja e tij e përgjithshme, është më lart sesa një gol për ndeshje.

Këtë javë, Italia luan duele të rëndësishme, ku duhet të pres fillimisht Suedinë për të diskutuar më pas biletën e cila të çon në Rusi me sistemin vajtje-ardhje, në transfertën e vështirë suedeze. Sytë e të gjithë italianëve janë të drejtuar tek sulmuesi më në formë i kampionatit të tyre, me shpresën për të mbyllur çdo diskutim që në ndeshjen e parë.

Ciro Immobile e sheh si një mëkat variantin që dërgon Italinë jashtë eliminatoreve të Botërorit në Rusi: “Jam në dispozicion të trajnerit Ventura për ndeshjen ndaj Suedisë. Do të jetë një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne që do të jemi në fushë në atë ndeshje, mund të them se është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time. Në një kompeticion të tillë Italia nuk mundet të mungojë”, përfundoi sulmuesi lacial.

Artikulli paraprakBundesliga dyshime për Var, mund të hiqet gjatë janarit
Artikulli tjetërGjyqtari kosovar referon në EuropCup Women