Gazetarja e “SuperSport”, Ilda Bejleri, ka postuar një foto në “Instagram” duke shkruar: “Sapo i thash po Kosovës”, në të cilën ka dalë në studion e “Super Sport Kosovës”. Komente të shumta ka pasur Ilda, një ndër to ka qenë edhe Milot Rashica.

Mesfushori i Viteshes, i cili la Kombëtaren shqiptare për atë të Kosovës, pak javë më parë, ka ngacmuar gazetaren dhe në të njëjtën kohë ka ironizuar atë pjesë të opinionit sportiv në Shqipëri që e cilësoi si tradhti largimin nga Shqipëria.

“Tradhtare”, ka shkruar mesfushori në koment për foton e hedhur nga Ilda Bejleri.

Nuk ka vonuar përgjigjja e kësaj të fundit: “Hahaha ky fat na ra”.

ilda1

Artikulli paraprakKy është lojtari i radhës që do të luajë për Kosovën
Artikulli tjetërFlet trajneri i futbollistit që vdiq në fushë: Ja momentet e tmerrit në spital