Një polic vdiq nga një sulm i dyfishtë kardiak, katër të plagosur dhe pesë arrestime.

Ky është bilanci i përleshjeve apo një lufte të vërtetë që bënë tifozët “Ultras” në Bilbao, pranë stadiumit San Mames, para ndeshjes së kthimit të 1/32 e finales në Europa League mes Athletic dhe Spartak Moskës, përc jell Korneri.net

Incidentet ndodhën rrethorës 20.00 kur mbështetësit rusë, rreth 150, u përballën me disa anëtarë të Horti Norte, një nga grupet që përfaqëson skajin më ekstrem të përkrahësve baskë.
Sipas burimeve të para, një polic nga Ertzaintra vdiq nga një sulm i dyfishtë në zemër. Pesë arrestimet u konfirmuan nga një zëdhënës i policisë baske. Atmosfera ishte shumë e nxhtë qysh para disa ditësh – shkruan Mundo Deportivo -. Mesazhet në mes tifoëve ishin të ashpra dhe ishin të mjaftueshme që përleshjet të ndodhin para ndeshjes. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy është “mbreti” i bastores
Artikulli tjetër11 rezultatet pozitive pa humbje, Gattuso ka dorë këtu