Ka qenë shumë afër të largohej nga Inter, apo së paku kështu shkruhej nëpër mediat italiane dhe evropiane, por pas një starti perfekt me klubin e tij, Mauro Icardi deklaroi se kurrë nuk e kishte menduar largimin edhe pse Napoli zyrtarisht ofrojë për të 60 milionë euro.
Nëse i marim statistikat dhe i shikojmë me vëmendje, atëherë del se Mauro Icardi ka qenë vendimtar si askush tjetër jo vetëm te Inter, por në tërë Evropën.
Shënoi golin e barazimit kundër Palermos, shënoi të dy golat e fitores ndaj Pescara, një gold he një assist në derbin e madh kundër Juventusit, dhe të dy golat e fitores ndaj Empolit në udhëti.
Në total ai në këtë stinor shënoi gjashtë gola, duke ia mundësuar skuadrës së tij 10 pikë.
Nëse marrim edhe golat e shënuar deri më tani në fanellën e Interit plotë 53 në 96, atëherë statistikat flasin qartë se bëhet fjalë për një supersulmues, një “vrasës” i golave.