epa05684994 Inter's Ever Banega (R) jubilates with his teammate Mauro Icardi after scoring during the Italian Serie A soccer match Inter FC vs SS Lazio at Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 21 December 2016. EPA/EMILIO ANDREOLI

Mauro Icardi ka deklaruar se Interi mund ta arrijë vendin e tretë në klasifikimin e Serisë A, vend që do i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

“Ngjitja në klasifikim është e mundur. Nuk e thotë vetëm ambicia e shoqërisë, por edhe ecuria e skuadrës në muajin dhjetor”, deklaroi sulmuesi argjentinas në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Icardi thotë se Interi ndryshoi për mirë me ardhjen në pankinë të Stefano Piolit.

“Ndryshoi mentalitetin e Interit, ktheu besimin te lojtarët, edhe te ata që luanin pak me DeBoerin. Punoi shumë në aspektin psikologjik”, tregon kapiteni, i cili nuk i kurseu kritikat për trajnerin holandez me të cilin zikaltërit nisën sezonin.

“Situata ishte bërë e padurueshme. Ata që nuk luanin shumë ishin të pakënaqur dhe nuk merrnin pjesë edhe në festimet e golave. Me Piolin ka ndryshuar atmosfera”, shprehet Icardi.

Artikulli paraprakSkuadrat kosovare vazhdojnë të luftojnë për të siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike
Artikulli tjetër14 sfidat që do të vendosin fatin e Premier League