Disa minuta pas përfundimit të ndeshjes, Mauro Icardi komentoi performancën e tij në derbin e madh Inter- Milan, pas hat-trickut të sëhnuar dhe topin që e mori në shtëpi.

“Marrja e topit në shtëpi është një gjë e veçantë, nuk mund të shpjegohet. Unë kisha biseduar me disa shokë të mi para ndeshjes së do të shënoj, por tre gola në një derbi si ky është diçka speciale. Scudetto? Është herët të bisedohet. Ne po bëjmë gjënë e duhur dhe po luajmë mirë. Fitorja ishte shumë e rëndësishme, por duhet të mendojmë më ndeshjet e radhës pasi do të takohemi me një kundërshtar të madh siç është Napoli, për momentin ata po luajnë futbollin më të mirë në Evropë, dhe është ndeshje speciale për të gjithë. Ajo që po më gëzon më shumë për momentin është se e kemi kthyer vëmendjen e tërë botës pasi po luhet futboll i klasit të lartë në Serie A”, ka thënë Icardi. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here