Mauro Icardi ka fituar një vend mes 35 futbollistëve të grumbulluar te Argjentina.

Lajmi është konfirmuar nga portali argjentinas “TycSports” që shkruan se kapiteni i Interit do të jetë në “apelin” e 14 majit që do të thërrasë trajneri Sampaoli.

Trajneri i Argjentinës ka pasur një takim me sulmuesin zikaltër dhe i ka rrëfyer se e sheh atë si alternativë të Aguerros, nëse ky i fundit nuk rikuperohet në kohë për Botërorin e “Rusi 2018”.

Gjithsesi, edhe pse Icardi do të jetë mes 35 lojtarëve të grumbulluar, ende nuk e ka vendin e sigurt, sepse nga ky numër i lartë futbollistësh do të ketë “firo”.

Higuain e ka vendin e sigurt, së bashku me Messin, ndërsa në dyshim, përveç Icardit është edhe Dybala.

Artikulli paraprakBenzema drejt Milanit? Perez tregon planin e mundshëm
Artikulli tjetërZyrtare: Këto janë skuadrat e licensuara për garat e UEFA-së, do befasoheni me këtë skuadër të madhe që nuk është licensuar