Inter shënoi edhe fitoren e dhjetë sezonale.

Neroaxurët kaluan me sukses Atalantan e Etrit Berishës i cili në fund nxorri topin dy herë nga rrjeta sepse atë e mposhti për nëntë minuta super sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, dhe të dy gola t shënoi me kokë, shkruan Korneri.net.

Në pjesën e parë Inter nuk pati shumë nga rastet përveç një të Icardit, goditjen e të cilin e ndali portieri nga Prishtina, Etrit Berisha, por reprezentuesiargjentinas shpërtheu në pjesën e dytë me dy gola duke e çuar Interin në pozitën e dytë me 33 pikë, dy më pak se Napoli. /Korneri.net

Artikulli paraprakTë hënën në mëngjes stërvitja e parë e Përfaqësueses A
Artikulli tjetërRekord historik në boks, “knock out” për 11 sekonda – VIDEO