Ekipi i Stefano Vecchit e nisi mirë ndeshjen por në fund vendasit përmbyse gjithçka dhe ndeshje përfundoi 2-1.

Duke komentuar ndeshjen në fund të 90 minutave, kapiteni i Interit, Mauro Icardi, pranoi se asgjënuk po shkon në rrugën e duhur për ta.

“Ka pak për t’u thënë, është një moment në të cilin gjithçka na shkon keq. Kemi luajtur mirë por kur pranojmë gol fillojmë të luajmë keq. Pastaj në fund Nagatomo ishte i pafat. Derisa matematika na lejon të kalojmë grupin nuk do të ndalemi. Dështimi i De Boer është edhe i yni. Tani të punojmë me Vecchin dhe të shohim çfarë ndodh”, tha Icardi pas ndeshjes.

Artikulli paraprakKosova, Shqipëria, Gjermania apo Austria, për kë do të luajë supertalenti kosovar…?
Artikulli tjetërUlën në tryezë, gati marrëveshja