Zlatan Ibrahovic dhe menaxheri i tij konravers Mino Raiola, po bëhen gati për një lajm të madh në mënyrë që ata sërish të jenë në qendër të vëmendjes. Kështu së paku e konfirmuar vet Ibra në një intervistë dhënë mediave britanike pas një darke të përbashkët që kishte pikërisht me njeriun e tij të pandashëm, shkruan Korneri.net.
Pasi është larguar nga Manchester United shkak i lëndimit dhe klubi anglez e mbylli bashkëpunimin me sulmuesin e jashtëzakonshëm ëprkundër moshës, boshnjaku me pasaportë suedeze shumë shpejt do ta konfirmoj klubin e tij të ardhshëm.
“Do të jetë një vendim i madh shumë shpejt, besoni shumë gjigant” është shprehur Ibrahimovic.
Për momentin nuk ka asnjë lajm zyrtarë rreth transferimin të tij, por sipas informacioneve që ndoshta mund t’iu duket të pabesueshme e që i posedon redaksia jonë “Korneri.net”, Ibra mund të përfundoj te Chelsea nëse gjërat do të shkojnë sipas planifikimit dhe ai t’i bashkohet armatës së Antonio Contes që nga janari 2018. /Korneri.net