Fitore e merituar e Milanit në Sardegna Arena.

Rossonerët mposhtën Cagliarin me rezultat 0-2, identik sikurse një vit më parë, për të mbajtur pozitën lidershipin në Serie A me 43 pikë, tri më shumë se pëcjellësi i parë Inter, shkruan Korneri.net

Ishte mbrëmuja e Zlatan Ibrahimovic që për herë të shtatë rresht shënon gol ndaj këtij kundërshtari, kurse Milan bëhet skuadra më e mirë në udhëtim në Top-5 kampionatet evropiane duke marr 46 pikë që nga fillimi i vitit 2020, ndërsa barazoi rekordin prej 19 ndeshjeve rresht në udhëtim që shënon së paku një gol.

Ibra shënoi dy herë në minutat 7 dhe 52m të parin nga penalltia, kurse përveç tij rast ideal pati edhe mbrojtësi Calabtria i cili e qëlloi shtyllën.

Vendasit dy herë rrezikuan portën e Donnarummas, i cili ndali gjuajtjet e Simeones dhe Cerri në pjesën e dytë.

Cagliari ka hyrë në krizë të madhe pasi ishte kjo humbja e pestë  me radhë dhe nëse humbë edhe nga rivali direkt për mbijetesë javën tjetër nga Genoa, do të ketë problem për të mbetur në elitë, kurse Milan përballet me Atalantan, ku përveç mungesave të mëdha me lëndime dhe Covid-19, në atë ndeshje do të mungojnë edhe kapiteni Romagnoli që u ndëshkua me karton të verdhë sonte, dhe Saelemaekers që u ndëshkua me të kuq ndaj Cagliarit. /Korneri.net

Artikulli paraprakRemzi Ejupi: Kryesia e FFK-së po e poshtëron futbollin e Kosovës – Ku janë 40 milionë euro të UEFA-s e FIFA-s?
Artikulli tjetërArsenali deklasoi Newcastle