Ylli boshnjako – suedez i Mamchester United, Zlatan Ibrahimovic, në një interviste për mediat britanike ka folur për të ardhmën e tij, duke lënë të hapur të gjitha mundësitë.

“Të shohim si do të shkojnë gjërat. Ka shumë për t’u rregulluar. Me shumë mundësi kam një, dy ose tre vite për të luajtur në nivele të larta, ndaj gjithçka do të varet nga ajo që unë dua dhe projketi i klubit. Erdha këtu dhe skuadra nuk ishte në Champions League. Pra, ardhja ime nuk kishte të bënte fare me Champions-in”, theksoi Ibrahimovic, i cili iu bashkua Manchester United verën e kaluar me parametër zero nga PSG. Kontrata e tij është një-vjeçare dhe përfundon këtë verë, por ndaj suedezit është opsioni i rinovimit me një tjetër vit.

Artikulli paraprakLewis Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Kinës
Artikulli tjetërAlarm te Bayern në prag të ndeshjes ndaj Real Madrid…