Basel shënoi fitore sërish ndaj Ma.United në Ligën e Kampionëve para tifozëve të vet.

Gjashtë vite më parë kur te skuadra e famshme zvicërane luante edhe Xherdan Shaqiri, Basel e pati eliminuar krejt klubin e famshëm anglez nga kjo garë, ndërsa mbrëmë fitoj për të shpresuar kualifikimin, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, kjo mbrëmje do të mbahet mend për diçka tjetër, jo për shkak të humbjes së Man.United që është ka siguruar vend në mesin e 16 skuadrave më të mira evropiane, por për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, i cili u inkuadrua në lojë në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Ibra bëhet futbollisti i vetëm në botë që ka luajtur për shtatë suadra të ndryshme evropiane në Ligën e Kampioëve.
E nisi me skuadrën e famshme holandeze Ajax, për të vazhduar te Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris SG dhe tash te Man.United. /Korneri.net

Artikulli paraprakÇfarë e arritur për portierin rus!
Artikulli tjetërKaka ndodhet në “Casa Milan”! Tani është në takim me Fassone, por përse?