Gjashtë ndeshje radhazi pa gol dhe dyshimet kanë filluar të pushtojnë shpirtin e Zlatan Ibrahimovic.

Ndaj Burnleyt në Premier League të shtunën (0-0), sulmuesi i Manchester United regjistroi ndeshjen e gjashtë radhazi pa gol. Një situatë të cilën kishte 9 vjet që nuk e kishte provuar, që më 2007-ën kur luante për fanellën e Inter-it. Gjiganti nordik duket në vështirësi për t’u imponuar në Angli. Deri në këtë pikë të sezonit Ibrahimovic ka shënuar 4 gola në 10 ndeshje me United në Premier League ndërkohë që firma e tij e fundit mban datën 29 shtator ndaj Zorya Louhansk në Europa League. Ndërkohë ish-mesfushori i Djajve të Kuq Ray Wilkins mendon se ish-sulmuesi i PSG-së po vuan nga mungesa e besimit. “Do të thosha se ai vuan nga mungesa e besimit.

Zlatan nuk ka më besimin e dikurshëm përballë portës kundërshtare”, tha Wilkins për “Sky Sport” duke marrë si shembull ndeshjen ndaj Burnley-t: “Ai pati një aksion të bukur me Paul Pogba, nëse do të kishte bërë gjithçka për të rikuperuar topin atëherë do të kishte shënuar. Por nuk e bëri. Është një golashënues  fenomenal dhe jam i lumtur që është pjesë e United, por nga ana tjetër Premier League nuk është një kampionat i lehtë. Këtë fakt e kanë pranuar edhe disa trajnerë si Pep Guardiola”, u shpreh Wilkins.

Performanca e sudezit 35-vjeçar ka ndikuar jo pak në ecurinë e Manchester United. Pas 10 ndeshjesh  në Premier League Djajtë e Kuq të Mourinho-s e gjejnë veten në vendin e tetë me 8 pikë më pak se Manchester City, Arsenal-i dhe Liverpool-i që kryesojnë tabelën me nga 23 secili.

Artikulli paraprakNuk do ta besoni se kush i jep ultimatum Guardiola-s
Artikulli tjetërRikthimi i Arlind Ajetit: Flet Mihajlovic…