Sulmuesi boshnjako-suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili u lëndua pak ditë më parë gjatë ndeshjes ne Anderlecht ka folur për herë të parë pas dëmtimit. Dëmtimi i tij në gju u përfol për një largim të mundshëm të suedezit nga futbolli, kjo pasi mediat britanike filluan të raportojnë se ndoshta kjo do ta shtynte të merrte këtë vendim. Por ka qenë vetë Ibrahimovic i cili ka njoftuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhi dhe do të rikthehet së shpejti.

“Së pari, faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë. Nuk është lajm se jam lënduar dhe që do të jem jashtë fushave për pak kohë. Do ta kaloj këtë si çdo gjë tjetër dhe do të kthehem edhe më i fortë. Deri më tani kam luajtur më një këmbë kështu nuk duhet të ketë ndonjë problem. Një gjë është e sigurt, unë do të vendos kur do të largohem përfundimisht nga futbolli. Dorëzimi nuk është një opsion. Shihemi së shpejti”, shkroi Ibrahimovic në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakAC Milan drejton sytë nga Kovacici i ri, Matej Santek
Artikulli tjetërAjeti pjesë e “fshesës” së Torinos