Ndeshja derbi e xhiros së 21-të në Premier League, ndërmjet Manchester United dhe Liverpool u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Duhet theksuar se kjo përballje ishte mjaftë interesante, me një Manchester që kishte shumë raste dhe një Liverpool që u tregua shumë i kujdesshëm, duke arritur të mbronte mjaftë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë nga Milner, i cili konkretizoi saktë një penallti të akorduar pas lojës me dorë nga Paul Pogba.

Pjesa e dytë ishte mjaftë interesante, pasi United kishte sulme të vazhdueshme, por goli erdhi pothuajse në fund të ndeshjes, ku pas një godtije me kokë realizoi Ibrahimovic.

Pas këtij barazimi, United ndodhet në vendin e gjashtë me 40 pikë, kurse Liverpool tre pozita më lartë me 45 pikë të tubuara.

Artikulli paraprakZyrtare: Ja sa futbollistë të huaj kanë drejtë të startojnë ndeshjet në kampionatin kinez
Artikulli tjetërZyrtare: Simone Zaza bëhet me skuadër të re