Zlatan Ibrahimoviç është vetëm një hap larg rikthimit te Milani. Sulmuesi suedez, i cili u largua nga kuqezinjtë vetëm në fund të sezonit, kur vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur, është gati të rikthehet, por këtë herë me një rol tjetër.

Nuk është ende e qartë detyra që Ibra do të marrë te Milani, por pas takimit në shtator, mbrëmjen e të hënës ka pasur sërish bisedime mes tij dhe pronarit të kuqezinjve Gerry Cardinale.

Të dy u takuan në një hotel në Milano, kurse mediat në Itali raportojnë se është arritur një marrëveshje, por as Milani dhe as Ibrahimovic nuk kanë dhënë detaje, ndoshta për të mos shpërqendruar skuadrën në prag të ndeshjes ndaj Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve.

Gjasat janë që Ibra të rikthehet me një rol drejtues te Milani, që javët e fundit po vuan jo pak rezultatet, derisa mbetet ende për t’u parë se cila do të jetë detyra e tij konkrete.

/Supersport.al

Artikulli paraprakBellingham mungon ndaj Braga!?
Artikulli tjetërKthehet Champions League, kryendeshja në San Siro