Një lajm i keq për Milanin

Zlatan Ibrahimovic nuk do të luaj në ndeshjen kundër Liverpool, dhe ky duket se është një problem më vete për trajnerin Stefano Pioli, përcjell Korneri.net

Ibra doli nga ndeshja e së dielës me një inflamacion në tendinë, edhe pse shënoi golin e dytë në fitoren ndaj Lazios 2-0. Ai gjatë ditës së sotme ushtroi me pjesën tjetër të skuadrës, por Pioli nuk dëshiroj të rrezikonte dhe po e pushon para ndeshjes kundër Juventusit të dielën.

Me shumë gjasë në fazën e sulmit do të luajnë, Giroud, Leao dhe Rebic.
Përveç Ibras, do të mungojë edhe mesfushori Bakayoko, që pësoi lëndim në duelin ndaj Lazios. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here