Gjykata Sportive pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të pranojë apelin e Juves për uljen e dënimit të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata nga dy javë pezullim në vetëm një të tillë.

Për këtë arsye spanjoll do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për ndeshjen e të dielës ndaj Genoas, pasi një javë pezullim e shleu fundjavën e kaluar në derbin ndaj Torinos.

Alvaro Morata u ndëshkua me karton të kuq në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos, pasi e teproi me protestat ndaj arbitrit dhe më pas u pezullua me dy javë nga Gjykata Sportive, që sot i reduktoi dënimin.

Kështu sulmuesi pritet të luajë titullar ndaj Genoas në krah të Cristiano Ronaldos, në një sfidë ku Juventusi do të kërkojë një tjetër fitore për t’u afruar edhe më shumë me kreun e renditjes.

Artikulli paraprakKoeman i do këta dy lojtarë në janar
Artikulli tjetërThe Hidden Gem Of Peruvian Woman