Një aventurë e keqe, por fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja dramatike. Kjo është ajo që ka përjetuar Samu Castillejo, futbollisti i Milan që, përmes profilit të tij në Instagram, ka rrëfyer se është grabitur në Milano nga dy keqbërës që e kanë kërcënuar, duke i vendosur pistoletën në fytyrë. “Po në Milano gjithcka në rregull? Dy djem më grabitën duke më vënë pistoletën në fytyrë”, ka shkruar spanjolli i Milan menjëherë pasi e denoncoi ngjarjen në polici.
Për fat cështja është zgjidhur me shumë frikë e vjedhjen e orës, por pa pasoja fizike për Castillejo, që natyrisht ka mbetur i tronditur nga një ngjarje e tillë në qytetin ku duhet të jetë një idhull i tifozëve.
