Prurjet e reja te Milani kanë bërë që disa futbollistë të edicionit të kaluar të kërkojnë angazhim diku tjetër pasi nuk janë në planët e trajnerit Montella, shkruan “Korneri.net”.
I tillë është edhe Leonel Vangioni, i cili pati disa paraqitje të mira edicionin e kaluar në fanellën e Milanit, por vetëm pak çaste më parë ka kompletuar transferin e tij te skuadra meksikane Monterrey.
Edhe pse marrëveshja përfundimtare është arritur, akoma nuk ka detaje të marrëveshjes financiare./Korneri.net.