Atmosferna në skuadrën e Gjilanit është fenomenale.
Më së miri e tregon edhe kjo video e mëposhtme ku shihen lojtarët gjilanas duke drekuar, por edhe duke kënduar njëkohësisht, përcjell Korneri.net.
Përforcimi i fundit, mesfushori Emanuele Mbella, kishte orë këndimi sepse kështu kërkuan bashkëlojtarët e tij.
Nuk është se e ka zanat shumë këndimit ky futbollist, por aq sa dinte kënaqi për pak sekonda të gjithë në hotel, që besa edhe trajnerin Arbnor Morina që dukej i buzëqeshor dhe me humor të mirë. /Korneri.net