Ish-trajneri i kombëtares italiane të futbollit Cesare Prandelli ka pranuar sot se ka marrë një ofertë nga presidenca e Leicester për të drejtuar kampionët e Anglisë pasi ata hoqën nga kjo detyrë trajnerin Claudio Ranieri.

Por Prandelli ka shtuar se e ka refuzuar ofertën për respekt dhe në mbështetje të patriotit të tij, për mënyrën se si Leicester e trajtoi trajnerin, duke e shkarkuar edhe pse vjet e shpalli kampion në Premier League, shkruan “G.D”.

Ranieri u shkarkua një muaj më parë dhe që prej asaj kohe në skuadër nuk ka ardhur asnjë trajner i ri. Prandelli, këtë sezon drejtoi për 10 ndeshje Valencia në La Liga, ku dështoi me filozofinë e tij

“Çdo trajner i ri duhet të studiojë më parë situatën para se të vendosë. Me këtë që po shohim pas shkarkimit të Ranierit, duket qartë se skuadra e Leicester nuk ishte impenjuar aq shumë sa po ndodh tani. Besoj se edhe drejtuesit e klubit e kanë kuptuar këtë gjë, që nuk ka qenë faji i trajnerit të shkarkuar dhe nuk i duhet hedhur atij faji për situatën”, tha Prandelli referuar faktit që pas shkarkimit të trajnerit italian skuadra kampione e Anglisë po paraqitet mirë në kampionat dhe Champions League.

“Ranieri bëri diçka të jashtëzakonshme, që askush nuk e priste, por nuk mori respektin e merituar. Ndaj nuk shkova aty, pasi edhe unë jam trajner dhe kur gabojmë faji është i të gjithëve”, tha Prandelli.

Artikulli paraprakLajm katastrofal për Shqipërinë: Ja ylli që do ta ndjek përballjen me Italinë nga tribunat
Artikulli tjetërLegjenda e stolit italian mbushi 80 vjeç: Baggio e Totti me urime përlotëse