Zyrtarët e Chelsea sikur janë bërë pishman që e shitën brazilianin David Luiz dy vite më herët për 50 milionë funte te Paris SG, duke u bërë si transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë i një mbrojtësi.
Dhe, dy vite më vonë Chelsea e dëshiron kthimin e tij pas, dhe i ofron kampionit francez 25 milionë funte (rreth 30 milionë euro).
Sigurisht se është tepër vonë që kjo marrëveshje të arrihet kur dihet sesa ka mbetur kohë deri në përfundimin e afatit kalimtar, plus që klubi francez në krye me njeriun e parë Nasser Al-Khelaifi, vështirë se do të pranojë largimin e tij.