Marc Bartra i ka qetësuar të gjithë tifozët dhe njëkohësisht i ka falënderuar për mbështetjen që ia kanë bërë atij pas lajmit të hidhur që mori lojtari pak orë para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Dortmund-Monaco me ç’rast një bombë shpërtheu në afërsi të autobusit që bartte lojtarët e skuadrës gjermane.
Bartra ka postuar në Instagram një foto ku shihet dora e tij e lidhur menjëherë pas operacionit.
“Përshëndetje të gjithëve! Siç po e shihni jamë mirë. Ju falënderoj për përkrahjen dhe mesazhet e juaja! E tërë forca ime është sonte tek bashkëlojtarët, skuadra dhe tifozët e Borussia Dortmund!”, ka shkruar Bartra.
Dormund-Monaco zhvillohet nga ora 18.30.