Kur dëgjuan se dhjetra tifozë serbë do të niseshin drejt Stambollit me disa përforcime edhe nga Rusia, se kinse do të udhëtojnë për ndeshjen e basketbollit në kuadër të Euroleague, Galatasaray-Crvena Zvezda, në qytetin e madh turk tifozët e Galatasaray është mobilizuar mirë.
Para se ndeshja të fillonte, para palestrës së njohur “Abdi İpekçi”, kishin dal tifozë të shumtë që me vete kishin në duar edhe flamurin Kombëtarë dhe atë të Kosovës.
Sigurisht se tifozët serbë as kishin udhëtuar në ndeshje sepse e kanë ditur shumë mirë se çfarë i pret, por ndeshja i takoi mysafirëve të cilët fituan 85:83, edhe pse Galatasaray në një moment kishte 14 pikë epërsi.