Gjithçka që nis duhet edhe të përfundojë.
Maurizio Sarri dhe Napoli duket gjithnjë e më larg njri tjetrit, kurse marëdhënia në mes trajnerit dhe presidnetit Aurelio De Laurentis është ftohur jashtëzakonisht shumë pas deklaratave të fundit që i dha Sarri, përcjell Korneri.net
“Nuk kishim forcë, nuk kishin zëvendësime, lojtarët e njëjtë luajtën gjatë tërë stinorit”.
Këto ishin vetëm disa nga ankesat që i kishte Sarri për Napolin e tij këtë edicion i cili ka mundur t’iu sjell edhe titullin e kampionit, por ndaj Juventusit (dhe gjyqtarëve) nuk ia doli dotë, edhe pse matematikisht është në garë.
Nga ana tjetër De Laurentis nuk e ka ndërmend ta lutë Sarrin që të qëndroj dhe qysh tani ka nis të mensoj për pasardhësin e tij.
“Për mua mund të qëndrojë, varet prej tij. Nuk mendoj se është momenti për të insistuar, duhet ta lëmë të qetë të punojë. I kam folur disa hera nga janari dhe nëse në fund vendos të qëndrojë do të jetë një kënaqësi për mua. Por, nëse vendos të largohet do të thotë që nuk ka më motiv për të punuar këtu. Por kujdes, sepse unë nuk heq dorë nga klauzola e prishjes së kontratës. Për rinovimin më ka thënë se duhet të pres”, u shpreh presidenti i Napolit.
Janë shumë emra që përmenden për stolin e Napolit, por për momentin është herët të thuhet se kush është favoriti, sepse në rast se Sarri qëndron edhe më tutje atëherë nuk ka nevojë për ndryshime. /Korneri.net