Aktualisht është basketbollisti më i mirë në NBA, dhe me këtë ritëm vështirë se dikush tjetër fo t’ia rrëmbejë titullin e MVP për pjesën e rregullt të garave.

Ai në ndeshjen e mbrëmshme kundër Miami Heat 106:94, për herë të 15 sivjet shënoi triple-double, 29 pikë, 17 kërcime dhe 11 asistime, duke ia mundësuar skuadrës së tij Oklahoma City fitoren e 20 sezonale. Pas tij qëndruan Steven Adamas me 15 pikë dhe Alex Abrines me 14. Te Miami u dalluan Josh Richardson me 22 pikë, James Johnson me 16 dhe Tyler Johnson me 15 pikë të shënuara.

Houston Rockets mposhti bindshëm Dallas Mavericks me rezultat 123:107, në duelin e dominuar nga mysafirët që nga fillimi e deri në fund. James Harden sërish ishte vendimtari në fitoren e 24 të Houston duke shënuar 34 pikë e 11 asistime, ndërsa i qëndruar përkrahu Ryan Anderson me 22 pikë dhe Eric Gordon me 13. Nga ana tjetër Harrison Barnes shënoi 21 pikë dhe Wesley Matthews me 19.

Boston Celtic shënoi fitoren e 19 në këtë edicion pas triumfit 113:103 ndaj Memphis Grizzlies që e humbi ndeshjen e 14. Pesë basketbollistë të Celtics shënuan pikë dyshirore duke dëshmuar se ishte nata e tyre. Avery Bradley udhëhoqi skuadrën e tij me 23 pikë, Isaiah Thomas me 21, Gerald Green me 19, Jea Croëdr me 17 dhe Marcus Smart me 13 pikë të shënuara. Te “arushat” u dalluan Marc Gasol me 26 pikë, Tony Allen em 17 dhe Zach Randophl me 16 pikë.

Dhe në ndeshjen e fundit, Utah Jazz mposhti LA Lakers në udhëtim 102:100, me të pandalshmin Gordon Hayward i cili shënoi 31 pikë e 9 kërcime, ndërsa pati përkharjen e madhe edhe Joe Ingles që shënoi 13 pikë, Rudy Gobert me 12 pikë, derisa Joe Johnos dhe Boris Diaw i shtuan nga 10 pikë secili. Humbjen e 23 në këtë edicion nuk e ndalën Julius Randle që shënoi 25 pikë dhe Louis Williams me 21 pikë, pasi të tjerët heshtën.

Artikulli paraprakTenisti me një dorë që synon elitën
Artikulli tjetërTelashe te kampioni italian: Mbetet pa trajner dhe yllin kryesor?