Një objektiv të vetëm me buxhet të limituar, në fakt super të limituar. Adriano Galliani kërkon mesfushor në tërë Evropën. Moutinho nuk pëlqehet nga Montella, Stambouli është afër Schalke, Paredes, ndërsa nga Anglia vjen lajmi se Tottenham ia ofron mesfushorin ofanziv algjerianin e natyralizuar francez, Nabil Bentaleb.
Por, edhe këtu ka një problem që Milan e sajon në stilin e vet kur nuk mund ta trabsferojë. Thuhet se Montellas po i duhet një mesfushor defanziv i stilit Montolivo e jo ofanziv, andaj as këtë hetë me shumë gjasa rosonerët nuk do të kryejnë punë me talentin 22-vjeçar nëse nuk ndryshon mendje Montella në momentet e fundit.