Manchester City dhe Pep Guardiola i falet mesfushorit Yaya Toure (1:2), i cili pas një kohe të gjatë rikthehet në skuadër dhe shënon të dy golat e fitores ndaj Crystal Palace ne udhëtim. futbollisti nga Bregu i Fildidhtë ishte vendimtar në duelin e vështirë, por me golat e tij Man City kthehet sërish lider në Premier League, edhe pse vendasit arritën që të barazonin rezultatin me anë të Connor Wickham.

liverpool

Seria e mirë dhe pozitive e Liverpool përfundoi këtë vikend. Skuadra e Jurgen Klopp barazoi pa gola në udhëtim te Southampton në ndeshjen me pak raste, me vetëm dy gjuajtje në kornizë të portës nga Liverpool dhe asnjë nga vendasit, andaj skuadra e famshme angleze e humbi pozitën e parë nga Man.City.

Kampioni aktual Leicester City humbi 2:1 nga Watford, kurse Suderland fitoi 3:0 ndaj Hull City. Fitore në udhëtim shënoi Bournemouth ndaj Stoke City, me penalltinë qe e huqi për vendasit Bojan Krkic. Edhe Everton nuk bëri më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi me Swansea.

Artikulli paraprakPo flitet se do të largohet, por ai e shpëtoi Wengerin!
Artikulli tjetërMalaga nxjerr pikë sërish në Camp Nou