Nuk ka mundur të jetë emër më i përshtatshëm dhe më i madh për derbin evropian, Bayer Munchen-Real Madrid në kuadër të duelit të parë çerekfinal në Ligës së Kampionëve, si gjyqtari italian Nicola Rizzoli.
Por, tifozët e Realit dhe vet klubi mbretëror ka kujtime të mira me Rizzolin pasi në pesë ndeshjet e kaluara kur ai ka rerferuar, Reali nuk ka pësuar asnjëherë disftaë, përveç një kujtimi jo të mirë në edicionin 2009/10, kur luajti 1:1 me Lyon në ndeshjen e kthimit dhe ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Edhe nga ana tjetër bavarezët kanë kujtime të mira me italianin pasi ata patën fituar finalen e madhe të Wembley kundër Borussia Dortmund në edicionin 2012/13, andaj as Bayern nuk është keq në këtë aspekt me Rizzolin.

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme, por reale Juventus-Barcelona
Artikulli tjetërZaza blehet definitivisht nga Valencia