Qytetarët e Skënderaj në përkrahje të KF Drenicës

FC Drenica është me fat që ka tifozë, bashkëvendas e dashamirë të sportit që i’a dojnë të mirën klubit. “Kuqezinjët”, dje me anë të faqës zyrtare të klubit në Facebook, bënë thirrje adhuruesve të skuadrës që ti ndihmohet klubit rreth pastritimit të borës në stadiumin “Bajram Aliu”, për ndeshjen që skuadra e zhvillon ndaj Gjilanit, shkruan Korneri.net.

Sot i madh e i vogël, pleq e burra po i dalin në ndihmë skuadrës duke u tubuar në stadium përvjelur mëngët, e bora minut pas minuti po largohet dhe gjithçka pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Gjilanasëve.

Drenica me përkrahjen e “Shqiponjave të Zeza”, e qytetarëve të Skënderajt pret fitorën e parë në stinorin pranverë, pas dy barazimeve (2-2), ndaj Besës dhe (0-0), ndaj Vëllaznisë së Pozheranit.

Artikulli paraprakKy është misioni i Bernard Challandes me Përfaqësuesën e Kosovës [FOTO]
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Drita -Vëllaznimi