Trajneri i Dritërs, Ardian Nuhiu ishte i kënaqur me pikët e fituar ndaj Flamurtarit.
Edhe pse ishte vetëm 1-0, mjaftoi goli i Astrgit Fazliut, që Dritën ta bëjë së paku për një natë lidere të Superligës, ndërsa rreth ndeshjes foli trajneri i gjilanasve, i cili e arsyetoi mirë ndishta edhe pauzën e gjatë gati tre mujore, shkruan Korneri.net
“E dimë që vijmë nga pushim mjaftë i gjatë, gjendfja fizike ka mundur të ndikojë në pjesën e dytë, por me rëndësi ishte se i morëm tri pikë. Mendoj që bëmë një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë, kishim gjithçka në kontroll, ndërsa në pjesën e dytë ai goli i rahatisë do të ishim edhe më të qetë, por nuk e shënuam”, deklaroi pas ndeshjes për Supersport Kosova, trajneri i Dritës i cili shtoi.
“Në pjesën e parë i shfrytërzuam mirë krahët tanë dhe hapësirat që na i krijoi kundërshtari, ndërsa në të dytën, tentuam të shënonim prap, patëm rastin e mirë me Kastriotin, por ishte meritë e portierit. Në përgjithësi i uroj,, për luftëm dhe dëshirën për të marr tre pikëshin”, deklario në fund Nuhiu. /Korneri.net