Mbrojtësi i Villarreal, Mateo Mosacchio, e ka vetëm një dëshirë në jetë…që sa më shpejtë të jetë pjesë e Milanos. Sipas mediave spanjolle dhe britanike Musacchio para pak ditësh edhe zyrtarisht e ka refuzuar Evertonin sepse argjentinasi 26-vjeçar dëshiron që të vesh fanellën e rosonerëve dhe kjo është ëndërra e tij.
Kontrata me klubin spanjoll Musacchios i skadon në vitin 2018, andaj për të fituar diçka nga kartoni i tij Villarreal duhet ta shet gjatë verës te Milan, ose ta liroj me parametra zero.

Artikulli paraprakDrejtori i kompanisë së basteve tregon si i bllokuan ndeshjet e Superligës për shkak të kurdisjeve
Artikulli tjetërMan.United ka në listë dy emra interesant